Dy të lënduar nga përmbysja e një minibusi në Shqipëri

19:26 | 7 Gusht 2022
E.H

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën e Vermoshit në Shqipëri.

Një minibus është përmbysur në rrugë, në vendin e quajtur “rruga për stare”, në afërsi te Rrapshes së Hotit.

Nga ky aksident, të paktën 2 persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë.

Minibusi ka pasur rreth 20 persona, ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkakun e këtij aksidenti, i cili ka rrezikuar jetën e shumë udhëtarëve./Abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme