Propozimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ndryshimet në kabinetin qeveritar janë dërguar këtë të mërkurë në Presidencë.
Në bazë të Kushtetutës kreu i shtetit ka 7 ditë kohë për t’u shprehur dhe për të dekretuar ministrat e rinj.
Bëhet me dije se më datat 6-8 shtator Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Kazakistan për një vizitë shtetërore.
Kujtojmë se gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, Rama prezantoi dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Nga ndryshimet e bëra u prekën 6 ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet.
Sakaq u shtua një tjetër ministri pa protofol, Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.
Shefi i qeverisë bëri me dije se posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme do t’i besohet Igli Hasanit.
Sakaq Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit.
Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Në Ministrinë e Finanacave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta.
Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, ku do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca.
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu./Euronews.al/
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...