Motorët e ujit dhe varkat nuk po dëmtojnë vetëm pushuesit e tjerë, por dhe drejtuesit e tyre.
Në spitalin e traumës në Shqipëri është shtuar dhe numri i pacientëve të dëmtuar si pasojë e hedhjeve nga lartësitë.
Për doktor Zamir Demirajn, kjo ka qenë një periudhë e ngjeshur me punë.
Kthimi i emigrantëve e rritja numrit të turistëve ka shtuar si çdo verë numrin e aksidenteve.
Si rrjedhojë, dhe numrin e pacientëve në spitalin e traumës.
Por më shqetësues në këtë periudhë, është rritja e aksidenteve në ujë.
Motorët e ujit e gomonet nuk po dëmtojnë vetëm pushuesit e tjerë, por dhe vetë drejtuesit e tyre.
“Vihet re një rritje e traumave të ujit, qoftë nga motorit e ujit apo mjetet e tjera lundruese mund të shkaktojë deri na aksidentet fatale, veç dëmtimeve muskulare apo kockore”, thotë mjeku.
Të dëmtuarit gjatë hedhjeve prej lartësitë në pishina apo nga shkëmbinjtë, janë jo pak.
Disa madje, kanë mbetur të paralizuar.
“Kur hidhen nga lartësi të mëdha, pa ditur basenin e ujit që i pret, në një basen të cekët do ndodhë, për shkak të traumës që pësojnë, mund të ndodhë nga arresti kardiak deri në dëmtim të kolonës apo paraplegjinë”, u shpreh ai.
Shefi i shërbimit të Ortopedisë në spitalin e traumës bën apel dhe për personat që japin ndihmën e shpejtë.
“Ai që jep ndihmën duhet të jetë shumë i kujdesshëm të paktën mos ta dëmtojë më shumë se dëmtimi që ka marrë”, këshillon mjeku.
Doktor Demiraj pohon se rrjetet sociale dhe dëshira për selfie apo video të rrezikshme kanë pasur ndikimin e tyre në shtimin e aksidenteve ujore./euronews.al/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...