Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një koneferncë për mediat, ku ka ngritur shqetësim për krizën energjetime që ka prekur vendin dhe abuzimet në faturat e energjisë.
Meta tha se ka pasur qytetarë që janë mbifaturuar, ndërsa si faktor të krizës rreshtoi dëhtimin e qeverisë në këtë sektor.
“Kanë nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose të cilëve u është faturuar në sahatët e tyre energji ndërkohë që nuk kanë qenë fare në banesat e tyre, por kanë qenë jashtë shtetit gjatë muajve të fundit”.
“Dua të theksoj se kjo situatë e pajustifikuar e rritjes së çmimit të energjisë në theeml ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual i cili pas 10 vjetësh kërkon të shpëtojë te të gjithë krizat që ndodhin në botë, ndërkohë që kriza këtu thellohet. Faktorët e kësaj krize energjetike janë dështimet dhe premtimet e pambajtura të qeverisë në këtë sektor. Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme”, tha Meta. /abcnews.al/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...