Google ADS

19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

08:09 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot janë bërë 19 vjet që kur është ekzekutuar në Tiranë, deputeti dhe ish-kryetari i parë i Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Më 1 shtator të vitit 1998 në këtë rast ka mbetur i vrarë edhe truproja i tij, Besim Çerja, dhe plagoset truproja tjetër Zenel Neza.

Pas kësaj ngjarje që ka tronditur Shqipërinë, më 14 shtator turma të irituara dhe mbështetës të PD sulmojnë me armë godinat e qeverisë duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke u drejtuar për nga kryeministria duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano.

Shkatërrohen pothuajse të gjitha godinat qeveritare dhe godina e kryeministrisë. Kryeministri Nano largohet për në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme