Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë vetëm 6-vjeç.
Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 19-vjeçar, i cili drejtonte një makinë tip “Smart”, ndërsa fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut.
Policia e Elbasanit tha se ka vënë në pranga Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin të miturin me inicalet N. T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.
Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”./albeu.com
20 raste të vjedhjeve gjatë javës që shkoi në rajonin e Feri...
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste
Kiara vendos emrin e Luizit në tabelat e veturës