Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri qarkullon rreth 1.3 miliardë euro në vit. Llogaritja është bërë nga “Century 21”, franshiza në Shqipëri e organizatës më të madhe botërore të shitjeve në real estate, në bazë të formulave standarde që përdorin agjencitë e pasurive të paluajtshme në mbarë botën.
Formula merr në konsiderate të dhënat mbi ritmin e rritjes së popullsisë, apo dhe numrin e martesave të reja, duke përfshire edhe seritë kohore, shpjegon Jonian Antoni, administratori i Century 21.
“Për të analizuar tregun shqiptar, kompania Century21 Albania, përdor formulat tradicionale në nivel kombëtar, të cilat nxjerrin me një saktësi +/-10% indikatorë shumë të rëndësishëm dhe mjaft interesantë të pa publikuar më parë” shton Antoni për Monitor.
Sipas metodave tradicionale të llogaritjes, tregu shqiptar i pronave ka një mesatare prej 18,000-19,000 shitblerje në vit. Vetëm rrethi i Tiranës kap shifrën 12,000 brenda 1 viti, në dukje një numër i madh, por duhet konsideruar këtu me saktësi rritja e popullsisë vjetore pjesëtim për 2, shpjegon Antoni për sa i përket përllogaritjeve dhe formulës.
Nën një vështrim sipërfaqësor, ndërtuesit, arkitektët, inxhinierët, trashëgimtarët e pronave konsiderohen si njerëzit më të pasur, por realisht kapitali i tyre “i ngurtë” mbetet ende i vështirë për t’u përllogaritur, sepse institucionet kadastrale, edhe pse janë ndër më të saktat që ka vendi ynë, ofrojnë shumë pak informacion të përpunuar statistikor, shprehet Jonian Antoni, nga kompania Centuri 21.
Bazuar edhe në sistemet kompjuterike të sofistikuara për të nxjerrë me saktësi, kompania ka nxjerrë të dhëna mbi shitjet dhe blerjet reale, çmimet mesatare të një prone në Tiranë në tre vitet e fundit me një vlerë 82,000€ dhe mesataren e pronave jashtë Tirane me vlerë 48,000€.
E llogaritur në këtë mënyrë, vlera totale e qarkullimit të industrisë shkon në 1.3 miliard Euro në vit, duke e bërë industrinë pasurive të paluajtshme dhe sektorët e ndërtimit dhe ndërmjetësimit të pronave mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.
Sipas parashikimeve të agjencisë ekonomia shqiptare, vlerat e pronave dhe numri i shitjeve të tyre në vit, janë të destinuara të rriten për shkak të shumë faktorëve. Si pasojë në 10 vitet e ardhshme, tregu mund të arrijë vlerën 2 miliard Euro në vit.
Tirana po bëhet më e shtrenjtë
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj. Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian). Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.
Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me të ardhurat e disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. Në 2016-n, rritja mesatare e pagave ishte negative sipas INSTAT, ndërsa në 2017-n, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtaun me 10-20% në të njëjtën periudhë.
Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme./monitor
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...