Drejtoria italiane e Hetimit, Antimafia tha të mërkurën se ekzekutoi 19 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit ndaj 19 personave, shqiptarë dhe italianë, të dënuar deri në 11 vjet e 6 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas Antimafias italiane miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor.
Masat e burgimit lidhen me rezultatet e operacionit “Kulmi”, të kryer tre vite më parë në Shqipëri dhe Itali, ku u arrestuan 27 persona, u sekuestruan 3.3 tonë drogë e llojit marijuanë, kokainë dhe heroine si dhe 4 milionë euro asete dhe prona.
Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në Shqipëri nisën në 2017, ndërsa në vitin 2018 policia e Sarandës bllokoi në Pikën e Qafë Botës rreth 500 kilogramë marijuanë në një mjet ‘Rulot’ që drejtohej nga një turist italian dhe kishte si destinacion Greqinë.
Nga hetimet policore të kryera tre vite më parë rrjeti i drogës kishte degë në territorin shqiptar, në Pulia dhe Bazilikatë dhe përbëhej nga italianë dhe shqiptarë.
Rrjeti u hetua nga Antimafia e Pulias dhe Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Shqipërisë (SPAK) si dhe Eurojust, agjencia e Bashkimit Europain me qendër në Hagë që mbështet bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër formave të rënda të krimit ndërkombëtar./voa
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...