Është dhënë sot pretenca e prokurorisë së Katanias për të pandehurin Moisi Habilaj, kushërin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për të, prokurori kërkoi 18 vjet e tetë muaj burgim.
I arrestuar vit më parë, Habilaj ndoqi në heshtje gjithë seancën gjyqësore. Ai konsiderohet si drejtuesi i bandës që trafikoi me qindra kg marijuanë nga brigjet e Vlorës drejt brigjeve italiane.
Po kështu prokuroria kërkoi 12 vite burg për anëtarin e bandës Meridian Sulaj. Ndërsa për Nazer Seitin, i konsideruar si financier i bandës, prokuroria kërkoi 6 vite burg. Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Për Angelo Busaça tetë vjet burg. Dënime e gjoba janë kërkuar edhe për shumë shtetas të tjerë italianë pjesë e këtij trafiku.
Pikërisht nga hetimet e italianëve doli në skenë emri i Saimir Tahirit, kushërit të Habiljave. Hetimet për Tahirin janë duke vazhduar në Shqipëri që prej tetorit të vitit kaluar. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon. Në Itali, prokurorët shqiptarë kanë marrë në pyetje Moisi Habiljan në burgun e Bicocca-s, por përmbajtja e procesverbalit mbetet sekret, shkruan media italiane. Ka dyshime shkruan kjo media se Tahiri ka ndihmuar bandën në trafikimin e lëndës narkotike./opinion/
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub