Google ADS

17 viktima dhe 1153 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

19:01 | 20 Shkurt 2021
A. B.

17 persona kanë vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, 1.153 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Shifra e viktimave po cilësohet si rekord i zi, derisa në anën tjetër, 928 pacientë janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet për COVID në Tiranë janë të shtrirë 606 pacientë, 35 prej tyre në terapi intensive, nga 11 pacientë të intubuar.

MSH-ja njofton se procesi i vaksinimit është duke vazhduar në tërë territorin e Shqipërisë, ku gjatë së shtunës janë kryer 792 vaksinime, duke çuar në total 4.969 të vaksinuar deri më tani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme