Dy shqiptarë kanë rënë pranga të Policisë greke pasi iu është sekuestruar 161 kg kanabis në makinë.
Lënda narkotike po transportohej me një automjet të marrë me qira prej një 29 vjeçari shqiptar, i cili automjetin ja kish marrë një 23 vjeçari, po shqiptar, i cili e priste bashkëpunëtorin e tij në lagjen “Ajos Pandeleimonas” në Athinë.
Policia ishte njoftuar në rrugë operative për sasinë e madhe të drogës dhe prej kohësh e kishte vënë në lupë lëvizjen e makinës.
Një patrullë policie i ka bërë me shenjë për të ndaluar 29 vjeçarit, i cili në atë moment ka rrefuzuar sinjalin e policisë dhe ka shtuar gazin duke shmangur patrullën. Ikja nuk ka zgjatur shumë pasi i riu është arrestuar në Artë.
Pas tij është arrestuar edhe 23 vjecari./lajmiifundit/
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...