Google ADS

160 persona të shtruar në spitalet për koronavirus në Shqipëri, 13 në terapi intensive

19:36 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë njofton se 160 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 13 prej tyre janë në terapi intensive dhe katër prej tyre të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 154 persona. Kështu numri i personave qe kane kontraktuar koronavirusin qe nga fillimi i pandemise llogaritet 8759.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve e kanë humbu betejën me COVID-19 pesë pacientë, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 159.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme