16-vjeçarja Blerta Pepa ndërroi jetë ditën e djeshme pas një operacioni në gju nga një mjek grek në një spital privat në Tiranë. Daja i vajzës, Liro Likaj shkruan në Facebook se ata e kishin dërguar mbesën për një problem në gju në spitalin Kontinental në Tiranë, ku edhe humbi jetën.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjeku anestezist i ka injektuar më shumë narkozë nga sa mund të përballonte trupi i të miturës duke bërë që të ndërronte jetë.
Postimi i dajes
Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, ne spitalin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.
Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se I kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktorri I huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne greqi ku gjithashtu punon.
Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.
Si I pari I qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe perfjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot.
Duam drejtesi.
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...