Një 66 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur është arrestuar nga policia e Vlorës.
Në pranga përfundoi Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë. Ai është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendim i marrë më datë 03.12.2014.
Sipas dosjes hetimore të Gjykatës së Lartë, shtetasja R.M. e moshës 15 vjeç (ditëlindje 12.01.1998) jeton në fshatin Babicë e Madhe me gjyshen e saj shtetasen Festime Halilaj.
Gjyshja e saj Festime Halilaj bashkëjeton me të gjykuarin Gjergji Memokondaj dhe të tre së bashku jetojnë në të njëjtën banesë. 15 vjeçarja më datë 11 tetor 2013, ka denoncuar në komisariatin e Policisë së Vlorës shtetasin Memokondaj.
“E dëmtuara, kallëzuesja, sipas saj, gjatë kohës që ka qëndruar në këtë banesë ajo është përdhunuar nga bashkëjetuesi i gjyshes së saj i gjykuari Gjergj Memokondaj. Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se në muajin gusht të vitit 2013, në kohën që ka qenë në banesë vetëm me shtetasin Gjergji Memokondaj, ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime të trupit e mandej e ka zhveshur.
Ajo e ka kundërshtuar duke lëvizur nga vendi ku ishte ulur dhe ka shkuar dhe është ulur në një divan tjetër në dhomën e ndenjes. Ai i është afruar përsëri dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë duke filluar ti zbërthejë pantallonat.
Pasi e ka zhveshur i ka kapur me forcë duart dhe i ka zënë gojën me njërën dorë për të mos bërtitur dhe pa dëshirën e saj ka filluar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe duke i thënë vazhdimisht: “mos bërtit se do të të rrah”. Pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai e ka kërcënuar që të mos tregonte dhe pasi ka veshur pantallonat ka dalë në oborr.
Në dëshminë e saj e dëmtuara shpjegon se shtetasi Gjergji Memokondaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të si dhe duke e kërcënuar që të mos tregonte”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë rreth çështjes.
Dëshmitë e vajzës konfirmohen edhe nga tre dëshmi të tjera, ajo e gjyshes së saj, si dhe shtetasi S.Hallullaj dhe E.Paraj.
Në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij i gjykuari Gjergji Memokondaj, gjatë hetimeve paraprake si dhe gjatë gjykimit e ka pranuar faktin që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen R.M, por sipas tij kjo ka ndodhur me dëshirën e të dëmtuarës./ora news/
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...