15 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Nga 3119 testime të kryera, janë konfirmuar 653 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 662 persona.
Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Sot janë kryer 234 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24.887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh etj.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 117.474 raste pozitive, 80.483 janë shëruar, 34.946 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.045 pacientë. /A2/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...