Vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përgatitjet e fundit në sheshin “Skënderbej” për koncertin e madh dhe spektaklin e fishekzjarreve.
Veliaj bëri me dije qytetarët që do të presin ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej do të ndjekin një spektakël fishekzjarresh për rreth 15 minuta.
“Këtë vit ne do të fillojmë festimet që në orën 22:30 në mbrëmje me një grup këngëtarësh fantastikë dhe në mesnatë do të kemi spektakël fishekzjarresh të jashtëzakonshëm, të dedikuar sidomos për çunat dhe gocat e vegjël të Tiranës. Kemi përgatitur një show, një shfaqje me fishekzjarre 10 deri në 15 minuta dhe besoj do të jetë e paharrueshme”.
Sipas Kryebashkiakut Veliaj janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ceremonisë festive të ndërrimit të viteve.
“Unë besoj fort se festa e sotme do të mbyllë një kapitull dhe hap një faqe të re për atë që do të jetë historia e qytetit tonë. Kemi marrë masat dhe do të kemi qindra trupa në terren që të shkojë çdo gjë fjollë. Për sot do të ketë një tolerim, sot dhe nesër për lokalet mund të vazhdojnë edhe mbas mesnate. Besoj që në ditë festash ka mirëkuptim edhe ka gjithmonë dëshirë që gjërat të shkojnë sa më fjollë”.
Ndërsa ata që kanë ardhur në Shqipëri ditët e fundit të dhjetorit, do të kenë mundësi që të shijojnë atmosferën festive në sheshin Skënderbej edhe për disa ditë me fshatin festiv.
“Gjithë qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë atmosferën festive në sheshin Skënderbej, edhe për disa ditë gjatë muajit Janar”.
Duke filluar nga nesër, Tirana do të mbajë titullin Qyteti Europian i Sportit./TvKlan.al/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...