Në 27 shkurt Shqipëria vendosi të ndalojë fluturimet e avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore. Kjo ishte pjesë e disa sanksioneve që do të qëndrojnë në fuqi deri sa të vazhdojë lufta në Ukrainë.
Por këto ndalesa nuk i kanë penguar shtetasit rusë të vijnë në Shqipëri.
Deri në mes të gushtit kanë hyrë në vend mbi 15 mijë shtetas rusë. Një vit më parë ata ishin 36 mijë. Ndërsa në total në 6 vitet e fundit llogariten mbi 132 mijë.
Rusët janë pjesë e personave që mund të hyjnë pa viza në territorin shqiptar deri në 31 shtator të 2022.
Një praktikë kjo e ndjekur nga qeveria për heqjen e vizave me shumë shtete gjatë sezonit veror për të tërhequr sa më shumë turistë.
Lufta nuk i ka ndaluar as ukrainasit të vizitojnë Shqipërinë.
20 mijë prej tyre kanë hyrë në vendin tonë deri në mes të gushtit. Ndërkohë, në 2021 ishin 110 mijë. Numri i ukrainasve në 6 vitet fundit ka qenë sa 2-fishi i rusëve.
Ardhja e turistëve rusë e ukrainas në Shqipëri ka qenë kryesisht nëpërmjet fluturimeve çarter që nisën in 2016. U ndërpre në 2020 dhe në 2021 fluturimet ishin të limituara. Tashmë me luftën në derë, rrugët që kanë gjetur drejt Shqipërisë kanë qenë të ndryshme./ euronews.al
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër