Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! Unë e vizitova atë vitin e shkuar dhe u dashurova pas saj. Është një nga vendet e mia të preferuar deri më tani, dhe këtu janë 15 arsyet pse të gjithë duhet të vizitojë Shqipërinë në vitin 2017!
Ky është opinioni i Alexander Waltner, blogeri i njohur i Swedish Nomad.
Waltner shprehet se Shqipëria është ende një vend relativisht i pashkelur. Ndërsa njerëzit i përshkruan si mjaft miqësorë, të cilët thotë ai, edhe nëse nuk dinë një gjuhë të huaj për të komunikuar me ju, ata dinë të komunikojnë e ju udhëheqin mjaft mirë përmes buzëqeshjes. “Kam vizituar mbi 40 vende dhe shqiptarët janë njerëzit më miqësorë që kam takuar”, shprehet Waltner .
Sipas tij, Shqipëria, ka disa nga plazhet më të mira në Evropë. “Ka diçka që i përshtatet të gjithëve. Nëse ju preferoni gjiret ranore, plazhet me guralecë, plazhet e izoluar apo të gjallë. Shqipëria i ka të gjithë”, thotë Waltner.
Ndër arsyet se pse duhet patjetër të vizitoni Shqipërinë, Waltner, rendit edhe çmimet e lira. “Kur ju vizitoni Shqipërinë, ju mund të mburreni pa thyer banka. Çmimet janë të paktën sa gjysma e çmimeve në pjesën tjetër të Evropës, duke e bërë të lehtë për të marrë një vlerë të mirë për paratë tuaja”, përshkruan Waltner .
Ndërsa sipas Waltner, në qoftë se arsyet e mësipërme nuk ishin të mjaftueshme, unë mund t’ju them se ka plot perla të pazbuluara nëse ju do të shkelni në rrugë të parrahura. “Vetëm 15 minuta me makinë nga Ksamil kemi gjetur një gji të bukur me ujë. Gjiri ishte pa njerëz”, shkruan ai.
Por, Shqipëria nuk ka vetëm plazhet, Waltner ju thotë lexuesve të tij se, ka gjithashtu liqene dhe po ashtu vende të bukura të cilat mund ti shijosh përmes ecjeve në këmbë.
Ushqimi në Shqipëri është një tjetër arsye që duhet vizituar ky vend. Përveç ushqimeve tradicionale, Waltner rekomandon se mund të shijosh edhe ushqimet italiane dhe ato greke. Ushqimet tradicionale shqiptare që duhet të provoni janë fërgesa, tava e kosit, byreku, specat me gjizë, etj.
Ndër vendet që duhet të vizitoni në Shqipëri Waltner rendit disa vende si Tirana, Ksamili, Saranda,Butrinti, Syri i Kaltër, Liqeni i Ohrit, Shkodra,Gjirokastra, Parku Kombëtar i Valbonës, etj.
Kompanitë e udhëtimit nga vendet nordike, thotë ai, po ofrojnë tashmë fluturime dhe paketa direkte drejt Ksamilit dhe Sarandës, çka do të thotë se më shumë turistë janë në rrugën e tyre për në Shqipëri për të eksploruar të gjitha perlat e fshehura shqiptare.
Artikulli origjinal KËTU
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...