Policia italiane ka sekuestruar një ngarkesë prej 148 kilogramësh lënde narkotike të llojit kokainë, e cila u gjet e fshehur në një kontejner të mbushur me banane në portin e Livornos.
Lënda narkotike mendohet se vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj ishte Zvicra.
Për këtë sasi të madhe droge, me vlerë qindra mijëra euro, policia arrestoi 3 shtetas shqiptarë, që kishin hyrë në port dhe po hapnin kontejnerin për të tërhequr kokainën.
Skaneri kishte zbuluar pakot e paligjshme mes frutave ekzotike dhe efektivët e policisë qëndruan në gatishmëri, derisa korrierët ndërhynë mes kutive për ta marrë.
Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në vitet e fundit në portin e Livornos, i cili shërben si tranzit nga trafikantët për ta shpërndarë drogën në qytetet e mëdha të Italisë./a2cnn
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren