143 vende në OKB votuan kundër aneksimit rus në Ukrainë, Xhaçka: Bota nuk do të pranojë një shkelje kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare

08:46 | 13 Tetor 2022
A. B.

Ministrja Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër aneksimit të territorit të Ukrainës nga Rusia nëpërmjet referendumeve të rreme.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka u shpreh se 143 vende refuzuan aneksimin e paligjshëm rus.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se referendumet e rreme nuk mund të fshehin paligjshmërinë e rrëmbimit të tokës nga Rusia. Bota nuk do të pranojë një shkelje kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, ka shtuar ministrja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme