Dalin raportet e para të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit në pallate dhe shtëpi banimi në Tiranë.
Sipas drejtorit të Emergjencave në Bashkinë e Tiranës, deri tani janë 140 pallate të pabanuara në kryeqytet.
“Kanë mbërritur aktet e para të konstatimit zyrtarisht. Përsa i përket dëmeve në pallat janë ndarë në tre kategori. Për ato që kemi vërtetim që nuk ka dëme në strukturë kemi filluar proces evidentimi për nevojat dhe riparimet. Dëmet e mesme do të marrin një sy të specializuar dhe pastaj riparimi. Për ato të rënda do të vendoset nëse pallatet do të rrinë në këmbë apo do të shemben”, deklaroi drejtori i përgjithsëm i Emergjencave Civile në Bashkinë tiranë, Erindi Bejko.
Pas mbylljes së raporteve përfundimtare, Bashkia e Tiranës thotë se do të nisë puna për riparimet e dëmeve të lehta në objektet që nuk kanë pësuar dëmtime në strukturë. / Tv Klan
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok