Një sherr mes të miturve ka ndodhur këtë të premte në Shkodër, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 adoleshentë nga 14 vjeç.
Policia ka arritur të gjejë e të ndalojë autorin, i cili është po ashtu 14 vjeç.
Nga informacionet zyrtare, dy adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën. Motivi i kësaj ngjarje të rëndë mendohet të jetë bullizmi mes të miturve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...