Nertila Osmani ishte vajza e vetme me dy vëllezër të familjes Osmani, të cilët që herët kishin emigruar në Gjermani.
Pas 10 vitesh emigrim familja Osmani kthehet në Tiranë në gusht të vitit 2000. Një vit më pas, Nertila fillon punë si banakjere në një lokal që sot nuk ekziston më, në zonën e ish-bllokut. Gjatë kësaj periudhe lidhet me një djalë me emrin Arben Hoxha, ndërsa vendosin të bashkëjetojnë duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës.
Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre Dajana. Arbeni asokohe ishte i papunë dhe një vit nga lindja e vajzës Lumija, nëna e Nertilës e merr në banesën e saj Nertilën, bashkë me mbesën e vogel, pasi Arbeni vendos të largohej drejt Gjermanisë. Para largimit Arbeni kërkon të takohet me Nertilën tek dogana. Nertila merr telefonin e të ëmës me vete dhe ikën për të pirë një kafe me bashkëjetuesin e saj Arbenin, ndërsa atje debatojnë me njëri-tjetrin. Pas këtij debati ata largohen në drejtime të ndryshme.
Nertila ikën tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon tek një fqinje e saj duke i thënë se nuk do të kthehej atë natë në shtëpi, që e ëma të mos merakosej. Të nesërmen Arbeni shkon në shtëpinë e nënës dhe e pyet se ku ndodhej Nertila. Lumija i kërkon atij llogari se ku ndodhej vajza e saj, pasi në dijeninë e Lumies Arbeni ishte personi i fundit që Nertila kishte takuar. Lumia shkon në shtëpinë e shoqes së Nertilës, Sonila Kryeziut dhe aty mëson se dhe vetë Sonila ishte larguar atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte marrë në telefon. Sonila kishte dalë nga shtëpia rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë 11 mars 2004. Lumia gjithashtu mëson edhe për debatin që kishte pasur atë natë Nertila me me Arbenin.
Zhdukja e dy mikeve mbetet ende një mister. Vajzës 15 vjeçare i mungon nëna e saj Nertila, që s’mundi ta shihej tek rritej, i ati Arbenin gjithashtu që përfundoi i vrarë në vitin 2005 në Lushnjë. Sikundër i mungon familjes edhe Sonila Kryeziu, për fatin e bashkëmoshatareve që sot janë rreth të 40-tave, për të cilat nuk dihet ende asgjë.
Sot nëna e Nertilës, Lumija ka rrëfyer në studion e “Pa Gjurmë” detaje nga momentet e fundit që ka parë vajzën e saj.
Ishte ora 14:30, sa kishim ardhur nga Shkodra, më kishte vdekur babai. Ka qenë data 11 kur e ka marrë në telefon, i tha se do pinin kafe dhe do blinin dicka për gocën. U vonuan, i thashë komshiut ma merr pak në telefon gocën, pasi ajo kishte marrë telefonin tim. Nga ora 21:00-22:00 më merr komshiu dhe më thotë që Nertila i kishte thënë në telefon që unë të mos u bëja merak.
Ditën tjetër, teksa po bëja gati gocën e tyre për çerdhe, vjen bashkëshorti i saj dhe më thotë që ishte grindur me vajzën dhe se Nertila ishte larguar nga shtëpia e tij. Unë i them që s’ka shance. Ai ikën tek shtëpia e Sonilës, shoqes së saj, e unë i them që cfarë lidhje ka Nertila me Sonilën, ato kishin gjashtë muaj që nuk flisnin. I thashë nëse nuk ma sillte gocën brenda ditës do ta denoncoja në polici. Ai më vinte përditë në shtëpi dhe më thoshte që do ta gjente, nuk më lejonte ta denoncoja në polici.
Nëna e Nertilës, Lumija
Më tej, Lumija rrëfeu për moderatoren Odeta Dume marrëdhënien që kishte e bija me Arbenin.
Ata nuk ishin të martuar ligjërisht, bashkëjetonin. Por me thënë të drejtën vajza ime sa herë që dilte vinte me të nxinme ose me flokë të shkulura. Ai e dhunonte vajzën time. Ajo kishte dy javë që kishte filluar punë, kur në 2013-shin u njoh me Arbenin dhe solli në jetë vajzën. Kishte vetëm dy vite që kishte ardhur nga Gjermania, ajo nuk dinte as çfarë ishte Shqipëria. Nga shtëpia ime vajza iku kur ishte 4-5 muajsh shtatzënë. Kishte frikë edhe nga i ati, e kështu nisi të bashkëjetonte. Gjatë kohës që ata ishin bashkë i kishin marrëdhëniet shumë të mira, vetëm qumësht dallëndyshe nuk kishte në shtëpinë e vet. Më pas filloi ushtrimi i dhunës nga ana e tij, komshinjtë më tregonin, jo Nertila.
Nëna e Nertilës, Lumija
Lumija tregoi në studion e “Pa Gjurmë” sesi Nertila e kishte njohur shoqen e saj Sonilën dhe sesi kishte rrjedhuar dita e fundit e vajzave, përpara se këto të fundit të rezultonin të zhdukura.
Nertila është njohur në punë me Sonilën. Por kishin gjashtë muaj që nuk flisnin, nuk e dija përse. Ishim edhe komshie. I thoja Sonilës që përse nuk flet me Nertilën e më thoshte “kështu e kemi ne, rrimë dy ditë pa folur, e komunikojmë sërish”. Motra e Sonilës, Sonila dhe Nertila sëbashku me një person me emrin Dane, pronar i një diskoje përballë komisariatit të policisë në Durrës. Sipas motrës së Sonilës, Dane e ka marrë në telefon Sonilën dhe i ka thënë se ku gjendej e më pas e ka thërritur në një lokal në Tiranë për të pirë kafe. Ajo e kishte pyetur se me kë ishte dhe ai u përgjigj se ishte sëbashku me këngëtaren Elda Shabani.
Motra e Sonilës nuk ka thënë asgjë tjetër, përveçse Dane i ka dërguar në shtëpinë e Sonilës vajzat. Por ato dolën sërish dhe që nga ajo ditë, ata nuk janë kthyer më.
Nëna e Nertilës, Lumija
Pasi Lumija pohoi se për humbjen e vajzave dyshon se ka gisht pikërisht personi me emrin Dane, rrëfeu gjithashtu kalvarin e vuajtjeve teksa mundohej të vendosej në gjurmët e së bijës. Pas rrëfimit të saj, në anën tjetër të emisionit gjendej e vajza e Nertilës dhe Arbenit, e cila me lot në sy kërkoi një shenjë jete nga ëma, në rast se kjo e fundit mund të jetë sërish e gjallë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...