Policia ka vënë në pranga një shtetas i cili akuzohet për trafik droge.
Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet V. P., ndërkohë që janë shpallur në kërkim O. H., A. H., dhe J., H banues në, Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall.
Gjatë aksionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 14 thasë me lëndë narkotike e llojit marijuanë, me peshë 103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”.
Njoftimi i policisë
Seksioni për narkotikët
Më datë 20.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve O.H, A.H dhe J.H, vjeç 31, 35, 31 e 24, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë, pasi në Fushë-Krujë, në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë 103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”. Neni 283/2, 242 e 280 të Kodit Penal. /albeu.com/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë