Segmenti prej 27 kilometrash që lidh Shishtavecin me Kukësin nuk është përfshirë në tenderin për mirëmbajtje dimërore.
Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit, thotë, se tenderimi dhe shpallja e fituesit për mirëmbajtjen e rrugës është bërë vetëm për segmentin e parë prej 11 kilometrash nga Kukësi deri në Urën e Zapodit.
Ndërtimi i rrugës së Shishtavecit ka kushtuar 28 milion dollarë, por që aktualisht ka mbetur në mëshirë të fatit. Në të gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje të dherave e të shkëmbinjve, duke shkaktuar bllokim të herëpashershëm të këtij aksi nacional.
Në shumë pjesë të rrugës që nuk është tenderuar, ka dëmtim dhe çarje të asfaltit. Rruga Kukës-Shishtavec, deri në vitin 2015, ka qenë në inventarin e rrugëve kombëtare, por për shkak të financimit ajo i kaloi njësive vendore.
Bashkia e Kukësit është tërësisht e pafuqishme financiarisht për të bërë të mundur mirëmbajtjen, ndërkohë që vijon të ngulmojë në kërkesën që me një vendim të posaçëm ky aks ti kalojë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Rruga Kukës-Shishtavec është 38 kilometra e gjatë dhe u shërben rreth 14 mijë banorëve të 19 fshatrave të Njësive Administrative Zapod, Topojan e Shishtavec./tch
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë