Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 48-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme SPAK i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
48-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ish-zyrtarja dyshohet që të ketë marrë 131 mijë euro si ryshfet, për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. /A2 CNN/
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë