Është bërë tashmë traditë që Motofest zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson dhe muzikës rrok. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë organizohet në Shqipëri një tubim ndërkombëtar motorësh, ku 130 motoristë nga e gjithë Evropa, do t’i bashkohen motoristëve tanë nga të gjitha trevat Shqiptare.
Në këtë festë që do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës, Steelwings Albania, dhe Fondacioni EDS do të sjellin për publikun kryeqytetas por jo vetëm plot argëtim duke e paraqitur të gjithë këtë event jo vetëm si shfaqje për të mbledhur të apasionuarit ndaj motorave dhe adrenalinës së muzikës rrok por edhe për t’i treguar publikut se në vetvete e gjithë kjo është mënyrë jetese për një grup të caktuar njerëzish, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre për çdo ditë duke sfiduar veten dhe shpirtin e aventurës./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...