Një 13 vjecare ka vdekur ditën e sotme si pasojë e fruthit, ndërsa motra dhe vëllai i saj janë dërguar në spital me helikopter.
Ministria thotë se 3 fëmijët e tjerë janë në gjendje të mirë.
“Nje 13 vjecare ka ndërruar jetë në shtepi mëngjesin e sotëm në fshatin Berishe i Eperm ne Fushe-Arrez te Pukës. Familjaret kanë lajmeruar sot mjekun e qendrës shëndetesore, pasi 13 vjecarja kishte ndërruar jetë në shtëpi.
Ndërsa tre femijet e tjerë të së njejtës familje, përkatesisht 11, 16 dhe 17 vjec u transportuan me helikopter drejt QSUT mesditen e sotme.
Gjendja e tyre paraqitet e qetë dhe po trajtohen në pediatri dhe në spitalin infektiv në QSUT.
Sipas mjekeve të QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth por aktualisht po kryhen te gjitha analizat për të vërtetuar diagnozen.
Ndërkohë Ministria e Shendetesise ka ngritur nje grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjës së 13 vjecares neë Fushe Arrez,” shkruhet në njoftim. /albeu.com/
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj