Pronari i dyqanit të celularëve ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm mëngjesin e së hënës, është plagosur teksa po montonte një minë me celular.
Eksplozivi ka shpërthyer nga pakujdesia e në këtë mënyrë 34-vjeçari Gentian Hoxha mbeti i plagosur rëndë. Policia tha dje se i plagosuri është arrestuar me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Sipas Policisë, ambienti ku ndodhi shpërthimi dyshohet se përdorej nga i plagosuri Hoxha për montimin e minave me celularë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët konstatuan kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe pluhur tritoli. Këto kanë qenë prova të mjaftueshme për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse që shkaktoi shpërthimin, por edhe për të ngritur akuzën ndaj 34- vjeçarit.
Policia pati dyshime për veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në dyqanin në pronësi të Gentian Hoxhës disa minuta pasi ndodhi ngjarja. Por gjatë mbledhjes së provave u arrit të dokumentohej ngjarja dhe më pas u arrestua i plagosuri në Spitalin e Traumës.
Hoxha e hapi servisin e celularëve para 4 muajsh
Gentian Hoxha, 34-vjeçari që mbeti i plagosur të hënën nga shpërthimi i minës me celular që po montonte vetë në dyqanin e tij, e kishte marrë me qira ambientin ku ndodhi ngjarja, në nëntor të vitit të kaluar. Ai e kishte regjistruar biznesin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit 4 muaj më parë, saktësisht më 15 janar të vitit 2017.
Si fushë të veprimit të biznesit të tij, ai kishte deklaruar riparimin e aparateve celulare dhe të aksesorëve të tyre. Megjithatë, burime nga Policia thanë se regjistrimi i biznesit të ligjshëm, mund të ketë shërbyer si ambient për kryerjen e veprimtarisë së jashtëligjshme nga ana e 34-vjeçarit. Ndërsa nuk dihet nëse ai punonte i vetëm apo kishte edhe bashkëpunëtorë për montimin e minave me celular, që mund të shiten nga 700 deri në 1500 euro./panorama
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...