Gjatë periudhës korrik-gusht 2024, në Shqipëri kanë ndodhur 12 vrasje, prej të cilave janë zbuluar 10.
Të dhënat u publikuan nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në një seancë dëgjimore në komisionin e sigurisë, të kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij para deputetëve në komision ai dha detaje mbi këto vrasje dhe tha se ngjarja e Memaliajt është një kambanë alarmi për strukturat e policisë, e cila është ende e pazbardhur.
“Gjatë kësaj periudhe janë parandaluar 12 tentativa vrasjeje. Ky është numër që tregon reagimin e policisë për të parandaluar ngjarje kriminale. Është dëshmi e punës shumë të mirë e strukturave të policisë. 28 vrasje gjatë vitit 2024 nga 35 që ka patur gjatë vitit 2023. Ngjarja e Fierit më 5 korrik 2024 për motive të dobëta, autori i arrestuar. Tropojë 11 korrik, konflikt i çastit autori i arrestuar. Ngjarja e Memaliajt përçon te ne një alarm kambane për një vrasje që ndodhi në këtë qytet dhe e gjithë struktura e policisë është e angazhuar për zbulimin e kësaj ngjarjeje dhe aktualisht është ngjarje pazbardhur. Sarandë 6 gusht; motivi konflikt familjar, autor i arrestuar dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje. Tiranë, 8 gusht 2024, në azil autori ka goditur me vdekje shtetasin shqiptar, autori u arrestua dhe gjithashtu u arrestuan dy infermierë të këtij azili”, citon A2 ministrin Hoxha.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...