Silvia Qipi është vetëm 12-vjet ka një barrë të madhe mbi supet e saj. Ajo nuk dëshiron asgjë në jetë vetëm ta shohë të shëruar babain e saj. Ajo ka frikë se vdes.
Silvia rrëfen me sy në lotë se nuk kanë një shtëpi. Ajo me vëllain e saj dhe prindërit tash e një vit jeton në tendë.
“Unë jam Silvia Qipi jam 12 vjeçe, jam pa shpi, babin e kam sëmurë, kam frikë se vdes babai.
Nuk di çfarë të bëjmë? Është sëmurë por nuk ka para të shërohet. Babi qan, nuk do që të qaj për atë. Më thotë jam mirë, por nuk është, mami qan shpesh fshehurazi.
Nuk do ta shikojmë duke qarë. Kemi një vit këtu. Pastaj nuk kishim mundësinë të paguanim qiranë, ne u futëm në çadër, këtu jetojmë me frikë sidomos kur fle natën, bëhem keq nuk kemi ku të jetojmë në çadër se është ftohtë. Gjithë mërzitje jemi ne.
Shkollën po e bëjmë me këto kushte, rri vetëm në shkollë, as rroba nuk kam”, rrëfen Silvia.
Silva tregon se ajo shkon në shkollë dhe dëshiron të bëhet mësuese e matematikës. Ajo kërkon ndihmë nga shqiptarët, ajo dëshiron të jetojë në shtëpi dhe të shërohet sa më shpejt babai i saj.
“Rri vetëm në klasë, dalin shokët, hanë unë rri në klasë, unë s’kam asgjë, jam mërzitur shumë, nuk di çfarë të bëj. Doja një jetë tjetër, por ja besoj tek Zoti. Dua të behëm mësuese matematike, por nuk kam mundësi të bëhem, duhen librat të gjitha, na ndihmoni të lutëm, për ne pak është shumë, doja një shtëpi ku të jetoja edhe të shërohej babi se nuk e shikoj dot ashtu”, thotë duke lotuar vogëlushja.
https://www.youtube.com/watch?v=nS7Urfyn6ng&feature=player_embedded
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...