12 vjeçari humb jetën në Liqenin e Farkës

17:51 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Ishte futur për t’u larë në Liqenin e Farkës, por 12 vjeçari nuk ka arritur dot të dalë, duke u mbytur.

Daniel Delia kishte shkuar bashkë me dy shokët e tij në Liqenin e Farkës, por për shkak të myshqeve, nuk ka dalë dot. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës.

Daniel Delia banonte në Shkozë dhe kishte shkuar te Liqeni i Farkës rreth orës 14:00 për të notuar. Sipas dëshmisë që kanë dhënë dy shokët e tij, Danieli nuk ka dalë dot nga liqeni për shkak të myshqeve dhe ka rrëshqitur. Tre të miturit kishin disa minuta që po notonin në Liqen.

Polumbarët e RENEA-s e kanë nxjerrë trupin pas 2-orësh në ujë. Trupi i Daniel Delisë kishte ngecur në një pjesë betoni te diga e Liqenit të Farkës. Diga në fakt përdoret edhe për largimin e ujit, çka mund të jetë një tjetër shkak që ka shkaktuar mbytjen e të miturit, për shkak të tërheqjes që mund ti ketë bërë uji.

Mbytja e 12-vjeçarit në Liqenin e Farkës, iu ka kujtuar banorëve të zonës tragjedinë e 11 marsit 2007. Në këtë datë janë mbytur 16 persona në këtë Liqen pasi u rrëzua varka gjatë natës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme