12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, asnjë i vdekur

19:16 | 4 Qershor 2021
L G

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 32 persona, numri total i të shëruarve ka shkuar në 129,598 persona.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka shkruar në 132,372, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar në 2,451 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme