Paskal Nesturi ka qenë i ftuar në studion e emisionit Zgjohu në Fax Nees, ku ka denoncuar grabitjen e pronave të tij, në zonën e Palasës. Sikur të mos mjaftonte kjo Nesturi ka treguar dhe një histori të vështirë shëndetësore, ku për shkak të mjekimit të gabuar në spitalin e Vlorës, atij i janë hequr tre organe.
Pas nisjes së procesit gjyqësor kundër spitalit, ai ka përfituar një dëmshpërblim prej 146 milionë lekësh.
“Paratë që më caktoi gjykata nuk mu dhanë, mu desh që të takoja ish-kryeministrin Sali Berisha, që paratë të më jepeshin”, u shpeh Paskali.
Për t’u kthyer te historia që e shqetëson më shumë, ajo e pronave, Nesturi hedh akuza direkete edhe ndaj deputetit socialist Alket Hyseni, si dhe kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro. Nesturi, i cili ka lidhje gjaku me kryeministrin Edi Rama tregon se për pronën e tij, që është rreth 22 hektarë kulLotë fshihen pas interesa të mëdha ekonomike.
Gjithçka nis në vitin 2012, kur Nesturi me paratë që kishte marrë nga gjykata, pasi kishte marrë mjekim të gabuar, vendos të ndërtojë një shtëpi në zonën e Palasës. Mirëpo disa ditë më pas atij i shembet banesa, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa vite më vonë me një VKM ai është shpronësuar, me pretendimin se kjo pronë, do të shërbente si një ballkon për qytetarët që shkonin në Himarë. Por sipas tij kjo zonë do ju jepet në mënyrë korruptive personave të tjerë, dhe se ai nuk ka marrë as paratë e shpronësimit, rreth 22 milionë lekë të vjetra.
‘’Me paratë që m’u dhanë pasi fitova nga spitali, fillova një ndërtim në zonën e Llogarasë, në vitin 2012. Është për t’u habitur që si ka mundësi që unë se kam sharë Edi Ramën, dhe s’i kam rënë në qafë njeriu, më erdhën me tanke që nga Tirana dhe ma prishën shtëpinë. Edi Rama më ka marrë në telefon dhe më ka thënë prishe shtëpinë, dy javë pas zgjedhjeve të vitit 2013, kur u shpall kryeministër. Nëna ime ka të bëjë me nënën e tij, kemi lidhje gjaku. Atë që më ka bërë mua kjo qeveri, sikur të isha më krimineli.
Toka e cila na është kthyer nga agjensia e kthimit dhe kompesimit të pronave ka qenë kullotë, na është njohur në vitin 2006, dhe nuk na është kundërshtuar nga asnjë individ. Banesën ma prishën të nesërmen e telefonatës së Edi Ramës. Këto janë planet e Jorgo Goros, hajduti i pronave të bregdetit. Janë 22 hektarë kullotë, gjithë lufta që bëhet ndaj meje lidhet me 11 mijë metra tokë, pasi ka një pamje panoramike në bregdet. Kanë nxjerrë një VKM për të na shpronësuar, duan që të ndërtojnë në pronën time, kanë marrë pjesën më të bukur, dhe thonë që do të bëjnë një ballkon ku do të ndalen qytetarët.
Këtu leja e ndërtimit thotë 6 mijë metra, ndërsa VKM-ja 11 mijë metra katrorë. Gjykata ka vendosur që toka ime të kthehet në gjendjen fillestare, dhe të prishet ajo ndërtesë që është bërë. Gjyqtari i ndershëm Florjan Kalaja ka dalë kundër shtetit. Një tjetër gjyqtar i mirë, Arqile Basha, vendosi që të ndaloheshin punimet aty, po kjo nuk u zbatua nga ana e policisë.
Drejtësia mua më ka dhënë të drejtë, këtu del një deputet i PS-s, Alket Hyseni dhe thotë që familja i ka dokumentet fallso. Pse unë i kam çuar dokumentet false në Arkivin e Shtetit?! Në momentin që çështja do të shkonte në apel, ndërhyn Edi Rama me VKM, qeveria vendosi që të na shpronësonte, dhe pa thënë asnjë plan se çfarë do të ndodhte me pronën tonë. Nuk ka asnjë hartë se cila prej pjesëve është vjedhur, na kanë dhënë 22 milionë lekë të vjetra dhe nuk na kanë dhënë asgjë”, u shpreh Nesturi.
Ndërkohë më tej ai u shpreh se i kanë pushuar nga puna dhe bashkëshorten, për shkak se denoncoi drejtorin e saj për vjedhje./faxweb
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...