Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për vitin 2023-2027.
Lajmin e mirë për shtetin shqiptar e ka dhënë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani i cili ka falënderuar shtetet anëtare që ua besuan këtë përgjegjësi, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në platformën X, Hasani tha se roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.
“Lajm i mirë nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCOpër 2023-2027. Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe Albanian Diplo për punën e shkëlqyer”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info
Great news from Paris: Albania just got elected as member of the Executive Board of @UNESCO for 2023-2027.
We thank all the member states that trusted us with this important responsibility and look forward to closely cooperate with all members of the Board, in the spirit of… pic.twitter.com/YCohhR0VGK
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 15, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...