Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se në këtë ditë, festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës.
Statusi i plotë:
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë.
Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...