Me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë “Praktikat gjyqësore të Gjykatave të Larta, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, e organizuar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës.
Pjesëmarrës në konferencë ishte dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili theksoi se Gjykata e Lartë ka pasur një kontribut të pazëvendësueshëm në realizimin e synimeve të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Presidenti Begaj e vuri theksin gjithashtu te implementimi sa më korrekt i hartës së re gjyqësore, në mënyrë që të garantohet aksesi në drejtësi për të gjithë qytetarët.
“Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent. Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016.
Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i sja përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashkimeve ligjore. Duhet garantuar aksesi në drejtësi, nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore”, tha Begaj. /Telegrafi/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...