Një vajzë 11-vjeçare ka mbetur e plagosur në Sarandë të Shqipërisë.
Ajo është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i banesës.
Për pasojë e mitura ka marrë plagë të rënda dhe po transportohet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.
“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, tha policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...