Në një artikull të botuar në “The Sun”, një azilkërkues shqiptar vetëm 11 vjeç përdhunoi djalin e vogël të familjes angleze që e adoptoi.
Viktima, tanimë 7 vjeç i kishte treguar për këtë gjë gjyshes së tij. Ai kishte rrëfyer se 11-vjeçari e dhunonte atë në dhomën e gjumit që ata kishin ndarë gjatë pushimeve verore kur ai ka qenë vetëm 4 vjeç.
Më pas ai deklaroi për policinë: “Ai më bëri disa gjëra të këqija. Më lëndoi. E bënte çdo ditë”.
I akuzuari tashmë, 14 vjeç, emri i të cilit nuk mund të bëhet i ditur për arsye ligjore, erdhi në Mbretërinë e Bashkuar i vetëm kur ishte 9 vjeç dhe ka qëndruar me familjen adoptuese për 2 vite e 2 muaj në Reading, Berks.
Pamjet e intervistave të policisë me djalin e vogël, iu paraqitën jurisë, ku djaloshi tregohej i gatshëm të demonstronte vuajtjet e tij, duke thënë se i riu e kishte goditur atë me grushta dhe shqelma.
Kur e atë e pyetën “se cilën pjesë të trupit ka të dëmtuar”, ai tha: “Të pasmet e mia,” duke i treguar me gisht.
Ai i tha policisë: “Ai më lëndoi. Më detyronte të hipja lart në katin e dytë dhe më lëndoi. ”
Gjatë kohës që ai i rrëfente policëve abuzimin vendoste një jastëk mbi fytyrën e tij për t’u fshehur nga turpi dhe shtoi: “Ai filloi të më puthte.”
Djaloshi me nënshtetësi angleze vazhdoi t’i rrëfente policëve se si i mituri shqiptar i hiqte atij pantallonat dhe e dhunonte.
7-vjeçari tha se ai e kishte dhunuar 10 herë, para gjumit dhe në mëngjes, në shtëpinë e gjyshes së tij.
Në testet që iu bënë 14-vjeçarit u gjetën gjurmë ADN-je të të miturit anglez.
Shqiptari mohon përdhunimin ndërkohë që gjyqi në gjykatën e Reading Crown vazhdon./tvklan.al/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit