Shkon në 197 raste numri i të prekurve me koronavirusin COVID-19 në Shqipëri.
Nga këta 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 33 janë shëruar. Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin e infektivit.
“Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve” u shpreh Silva Bino e Institutit te Shëndetit Publik 74 ne infektiv- Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Deri tani jane 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 113 raste – Durrës 11 raste – Lushnje 4 raste – Elbasan 5 raste – Rrogozhinë 2 raste – Fier 21 raste – Kavajë 4 raste – Korçë 12 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 4 raste – Lezhë 4 rast – Berat 1 rast – Has 2 raste – Krujë 3 rast -Tropojë 3 raste – Pukë 3 raste Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127./oranews
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera