11 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

18:23 | 8 Shkurt 2023
E.H

Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 403 testime, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 403 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat.

Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,579 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme