11 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

16:54 | 25 Nëntor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se gjatë orëve të fundit nga 423 testime të kryera për Covid-19 pozitiv kanë rezultuar 11 persona, 7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme