Pas vendimit të gjykatës së Kukësit, e cila ishte zhvendosur në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për shkaqe sigurie, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha thotë se vendimi i Gjykatës, ku la në burg 11 prej 23 të arrestuarve nga Kukësi është një akt kriminal nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, ata u lanë në burg pa asnjë provë, duke shtuar se ky vendim është një thirrje ndaj shqiptarëve për të përmbysur nga pushteti Edi Ramën.
“Vendim politik hakmarres dhe antikushtetues!
Farsa gjyqesore politike me e turpshme, qe nga koherat me te zezea ne diktature. Vendimi i turpshem i bazuar kryekeput ne fallsifikme kriminale te dosjeve e procesverbaleve dhe pa asnje prove e asnje fakt dhene me urdher te kryegjykatesit, kryetrafikantit Edvin Kristaq Rama dhe qe e lexoi ne sallen e gjyqit perfaqesuesja e tij.
Ky vendim qe le ne burg dhe arrest shtepie shumicen e protestuesve te pafajshem, eshte nje thirrje per çdo shqiptar te permbysim sa me pare kete klike te urryer nga mbare shqiptaret!
Tani radhen e ka revolta e pergjithshme popullore! Sb”, tha Berisha.
Ditën e sotme, nën masa të rrepta sigurie, Gjykata vendosi të lërë në burg 11 prej të arrestuarve, në protestën e ditës së shtunë në rrugën e Kombit.
Qindra protestues ishin të pranishëm në protestë, ku kundërshtuan vendimin e qeverisë për taksën e rrugës së Kombit.
Ata në irritim e sipër, i vunë flakën kabinës ku ishin të vendosur makineritë ku bëhen pagesat, ndërsa për këto veprime u vunë në pranga 23 kuksianë.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj