11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale teksa shprehet se këto shifra e bëjnë vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit.
“11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, tha Rama.
“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, shkruan Rama.
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët protestojnë sëri...
I dënuar me mbi 15 vite burg, arrestohet turku në Morinë
Olta u drejtohet banorëve: Çfarë keni planifikuar për të fit...
Vota e emigrantëve, Rama: Dinë ta shohin ndryshimin, e vlerë...
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Arteta kërkon një sulmuespër ta përforcuar skuadrën