Sot mbushen 106 vjet nga përfundimi i punimeve të Konferencës së Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i tyre.
Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.
Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj.
Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).
Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.
Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.
Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.
Më poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve.
Harta me propozimet e Qeverisë së përkohshme të Vlorës për hartën e Shqipërisë, propozimet e Francës, Rusisë dhe ligës së Ballkanit ( Serbia, Bullgaria dhe Greqia) si dhe kufinjët e tanishëm të propozuar nga konferenca e Londrës
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...