Presidenti amerikan Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka uruar shqiptarët dhe amerikanët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në një event që po mbahet në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndër të tjera Biden solli në vëmendje ndihëm që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës.
Presidenti amerikan u premtoi shqiptarëve se SHBA do të jetë me ta edhe në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalimit të saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim tregoi edhe letrën e George.W. Bush, dërguar shqiptarëve në këtë ditë që shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. /abcnews
NATO: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon konsensusin e 32 ...
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi
Ancelotti: Nuk ka favorit në El Clasico, është një lojë e ko...
Balluku takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbime...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” fillon ...