Google ADS

100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Sekretari i Shtetit: Mezi presim 100 vitet e ardhshme

10:15 | 16 Shkurt 2022
V. S.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti në një takim në Uashington Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në twitter, Sekretari Blinken, ka shkruar se në këtë takim kanë folur për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Me kënaqësi prita Kryeministrin Edi Rama për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”.

Edhe në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Rama-Blinken festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme