Në 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen si të ligjshme të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, lideri i opozitës Lulzim Basha nxori në pah përpjekjet e Shqipërisë 10 vjet më parë për njohjen e këtij vendimi.
Sipas njoftimit të PD-së, Basha ka publikuar një dokument nga koha kur ai ishte Ministër i Jashtëm, drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë 10 vjetor të fitores së kësaj beteje ligjore, lideri i opozitës bën thirrje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si shërbim për qytetarët dhe stabilitetin.
Ky mesazh u mirëprit gjerësisht gjatë vizitës zyrtare që zoti Basha pati në Kosovë në fillim të javës, ku përfaqësuesit e të gjithë institucioneve dhe forcave politike të Kosovës i shprehën mirënjohjen dhe e falënderuan zotin Basha për rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në procesin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare gjatë kohës qê shërbente si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Deklarata e plotë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.
“10 vjet më parë GJykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë ??&??, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...