10 vite në NATO, SHBA video-mesazh për Shqipërinë

15:49 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Shqipëria udhëheq me dërgimin e trupave ushtarake në operacionet e NATO-s.

Aktualisht Shqipëria ka trupa në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, detin Egje, Letoni, Afganistan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një video me rastin e 10 vjetorit të anëtarësisë së Shqipërisë në NATO.

“Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, ne duam të nënvizojmë disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj. 10 vjet NATO. Ne jemi NATO”, shkruan Ambasada Amerikane./tch

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/641810842943485/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme