I fundit është regjistruar në orën 03:56 minuta në Bulqizë dhe ka qenë me magnitudë 1.7 rihter thellësi 23 km.
Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë poshtë nën 2. 4 të shkallës rihter.
Gjithashtu lëkundjet sizmike kanë vazhduar edhe gjatë pasdites së djeshme pas tërmetit më të fuqishëm që u regjistrua po në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter rreth në orën 17:38 të 11 gushtit.
Nëntë lëkundje kanë pasur epiqendrën në Bulqizë, ndërsa një që është shënuar në orën 03:28 të 12 gushtit ka qenë në Borsh.
Sizmologu Olgert Gjuzi në një intervistë për Ora News paralajmëroi se tërmeti i pasdites së djeshme që dëmtoi 60 banesa në Dibër do të shoqërohej me paslëkundje.
Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe këto tërmete janë të një shkalle mesatare që shpesh gjenerojnë edhe panik tek banorët, raporton Oranews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...